23 Shtator 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 25 Shtator 2016, nga ora 06:00 deri në ora 11:00 do të bëhet shkyçja e nënstacionit 110/35/10kV Peja 1.

Çkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë rehabilitimit të paisjeve elektrike të nënstacionit në fjalë.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 17 MWh/h).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.