16 Shtator 2016 - Menaxhmenti i KOSTT priti në takim delegacionin e Ambasadës së SHBA dhe USAID në Kosovë

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani me bashkëpunëtorë, pritën sot në takim një delegacion të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në krye me znj.Meredith Rubin-zyrtare për ekonomi, si dhe të USAID në Kosovë në krye me z.William Trigg nga zyra për rritje ekonomike.

Në takim u diskutua në lidhje me zhvillimet aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet KOSTT, si Operator i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, në implementimin e Marrëveshjes për Kyçje me ENTSO-E, si dhe implikimet që ka në integrimin e KOSTT në proceset rajonale dhe evropiane dhe zhvillimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
Me këtë rast, delegacioni amerikan shprehi mbështetjen për KOSTT në tejkalimin e këtyre sfidave që do ti mundësonin të operojë si zonë/bllok rregullues i pavarur dhe edhe në baza legale dhe komerciale të operoj Sistemin e Transmisionit të Kosovës sinkron me Sistemin Europian të Transmetimit të energjisë elektrike.

usaid SHba mustafa kostt 15 shtator 2016

usaid shba kostt 16 shtator 2016