8 Shtator 2016 - Menaxhmenti i KOSTT priti në takim zv.ndihmësen e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, znj.Mary Warlick

Menaxhmenti i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Mustafë Hasani, pritën sot në takim një delegacion të Departamentit të Shtetit të SHBA të udhëhequr nga znj. Mary Burce Warlick - Zëvendës Ndihmëse e Parë e Sekretarit të Shtetit për Energji – me përbërje të zyrtarëve të Ambasadës së SHBA në Kosovë dhe USAID.

Me këtë rast, z. Hasani e njoftoi znj. Warlick për zhvillimet në sektorin e energjisë në përgjithësi, dhe në veçanti për sfidat e fillimit të operimit të pavarur të KOSTT si zonë/bllok rregullues si dhe pjesemarrjen e KOSTT në mekanizmat regjional të transmisionit të energjisë elektrike.
z. Hasani gjithashtu e njoftoi znj. Warlick për punën dhe angazhimin e KOSTT në liberalizimin e tregut të energjisë elektirke karshi obligimeve të iniciativës së WB6 apo të ashtuquajturit Procesit të Berlinit. Edhe pse KOSTT nuk ka nënshkruar memorandumin e WB6, KOSTT mbetet e përkushtuar të punoj në përmbushjen e objektivave të përcaktuara me këtë memorandum. Në takim gjithashtu u diskutua për ndikimin e projekteve për kapacitet e reja gjeneruese, përkatësisht projektin Kosova e Re dhe ndikimit të këtij projekti në sigurinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.
Në anën tjetër, znj. Warlick njohu sfidat me të cilat po përballet KOSTT dhe shprehi mbështetjen e Departamentit të Shtetit - Byrosë për Energji për angazhimin që po bën KOSTT si dhe për fillimin e operimit të pavarur si zonë/bllok rregullues dhe zhvillimin e mëtejm të tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Mustafa1

mustafa 2

mustafa 3