2 Shtator 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2 dhe NS 110/10kV Prizren 3”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2 dhe NS 110/10 kV Prizren 3” me datë 03 Shtator 2016, nga ora 06:00 deri në ora 06:10, do të bëhet shkyçja e nënstacioneve në fjalë. Çkyqja bëhet për të mundësuar kyçjen në sistem të trafofushave të rehabilituara 110 kV të transformatorëve 110/10kV, në këto nënstacione.

Gjatë kohës së lartëcekur qytetarët/institucionet, që furnizohen nga NS 110/10kV Gjakova 1 (parashikohet 15MW) dhe NS 110/10kV Prizreni 3(parashikohet 15MW) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.