25 Gusht 2016 - Punime në kuadër të projektit “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizreni 3 dhe NS 110/10 Gjakova 2

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizreni 3 dhe NS 110/10 Gjakova 2”, nesër me datë 26 gusht 2016 nga ora 06:00 deri në ora 06:10, do të bëhet kalimi i furnizimit me energji elektrike nga transformatori TR2 në TR1 në të dy këto Nënstacione.

Me këtë rast, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10 kV Prizreni 3 dhe NS 110/10 Gjakova 2, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minuta. (parashikohet 25 MW)
Implementimi i projektit në fjalë do të ndikoj në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.