25 Gusht 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, nga data 26-28 gusht 20016, nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 13:00 deri në orën 17:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Rakosh dhe linjës 10 kV Llukovci i Thatë.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Çkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve demontuese të linjës së tensionit të lartë 110 kV Peja 3 – Peja 1 dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së re.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.