23 Gusht 2016 - Punime në kuadër të projektit “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEK/OSSH”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEK/OSSH”, me datë 24 Gusht 2016 (E Mërkurë), nga ora 06:00 deri në ora 06:30, do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/10kV Prishtina 7.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 20 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.