17 Gusht 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 18 dhe 19 Gusht 2016, nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjave 0.4 kV Fushë Peja- NS Treboviç- Kulla, 0.4kV Vitomiricë- NS Katuni i Ri- Kulla dhe linja 0.4kV Vitomiricë- NS Katuni i ri 2.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 2 MW).

Çkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve demontuese të linjës Peja 3 – Peja 1 dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së re.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.