17 Gusht 2016 - Punime në kuadër të projektit për revitalizimin e nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV- NS 110/35 kV Gjilani 1

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për revitalizimin e nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV, përkatësisht NS 110/35 kV Gjilani 1, deri me datë 25 gusht 2016 transformatori T1 në këtë nënstacion do të jetë jashtë punës.
Gjatë kësaj periudhe kohore NS Gjilani 1 do të punojë vetëm me njërin transformator (T2) prandaj për shkak të rritjes së konsumit, në kohën e pikut do të ketë reduktime në furnizim me energji elektrike nga NS 110/35 kV Gjilani 1 për rreth 2 MW.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për reduktimet e shkaktuara në furnizim gjatë implementimit të këtij projekti.