5 Gusht 2016 - Rivendoset siguria dhe besueshmëria e operimit të Sistemit të Transmetimit me kthimin në operim të Nënstacionit 400/110 kV Ferizaj 2

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit si dhe në kuadër të këtyre punimeve edhe rindërtimi i shtyllave elektrike të linjave të tensionit të lartë 400 kV që lidhin Nënstacionin 400/110 kV Ferizaj 2 me NS 400/220 kV Kosova B dhe me NS Shkupi 5 (Maqedoni), sipas kërkesës së implementuesit të këtij projekti dhe në harmonizim me palët e interesit në vend si dhe ato në regjion, Nënstacioni Ferizaj 2 ka qenë jashtë pune nga data 25 korrik 2016.

Kjo shkyqje ka qenë e planifikuar që të zgjasë deri me 10 gusht 2016, por duke konsideruar ndikimin në uljen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në këtë regjion pasi që ky Nënstacion shërben si nyje e fuqishme ndërlidhëse e Sistemit Transmetues të Kosovës, menaxhmenti i KOSTT në bashkëpunim me kompaninë implementuese të projektit të autostradës (Bechtel Enka) janë angazhuar maksimalisht që punimet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur, para afatit të planifikuar.
Si rezultat, me datë 05 gusht 2016 janë kthyer në punë të dy largpërcuesit 400kV përkatësisht LP 420/1 që lidhë NS Kosova B – NS Ferizaj 2 në ora 13:35 dhe LP 420/2 Ferizaj 2 – NS Shkupi 5 në ora 16:13. Me këtë rast është rikthyer në operimi i tërë nënstacioni.
Me kthimin në operim të Nënstacionit 400/110 kV Ferizaj 2 është rivendosur siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, nga aspekti i transmisionit.
123456

1234567

IMG 0348