23 Korrik 2016 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e transformatorit TR3 në NS 110/10kV Prishtina 2”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe Instalimi i transformatorit TR3 40MVA në NS 110/10kV Prishtina 2”, me datë 24 Korrik 2016 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në ora 09:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit T1. Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë gjatë montimit të transformatorit T3.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 8 MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.