20 Korrik 2016 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10 kV Gjakova 2

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2, me datë 21 Korrik 2016 (E Enjte), nga ora 06:00 deri në ora 06:15, do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T2 për ta kaluar ngarkesën në Transformatorin energjetik T1 në nënstacionin në fjalë.
Gjatë kohës lartëcekur qytetarëvët/institucionet, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 15 (pesëmbëdhjet) minuta. (parashikohet 15 MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.