6 Korrik 2016 -Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Mustafë Hasani inspektoi nga afër punimet në NS 110/10kV Prishtina 2

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani, në kuadër të detyrave të punës dhe përmbushjës së planeve zhvillimore të KOSTT, realizoi një vizitë në terren për inspektimin e punimeve në NS 110/10 kV Prishtina 2, në kuadër të implementimit të projektit “Furnizimi dhe Instalimi i TR3 40MVA në NS. 110/10kV Prishtina 2”.

Implementimi i këtij projekti mundëson rritjen e sigurisë së furnizimi për konsumatorët e lidhur në këtë nënstacion. Arrihet plotësimi i kriterit N-1 të furnizimit, kur në rast të ndonjë intervenimi apo aplikimit të mirëmbajtjes së planifikuar, mundësohet realizimi i saj pa ndonjë ndërprerje të furnizimit të energjisë për konsumatorët si dhe behët ngritja e kapaciteteve transformuese të nënstacionit duke mundësuar mbulimin e nevojave të konsumit. Poashtu bëhet edhe rritja e efiçiencës duke konsideruar furnizimin dhe instalimin e transformatorit të ri të teknologjisë së fundit.

KOSTT edhe më tutje mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve dhe ngritjes së sigurisë në furnizim me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

IMG 5901

IMG 5908