30 Qershor 2016 - Shkaktohet prishje në transformatorin matës rrymor ne NS 110/10 kV Prishtina 3

Si pasoje e temperaturave te larta, sot eshte paraqitur nje prishje ne transformatorin matës rrymor (TMRr) te transformatorit T1 ne anën 10 kV, ne Nenstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe si pasoje Nenstacioni ka mbetur pa tension nga ora 17:27.

Ekipet e mirëmbajtjes te KOSTT sh.a kanë ndërmarrë masa të menjëhershme per te eliminuar efektet e kësaj prishje dhe ne ora 19:32 furnizimi me energji elektrike nga NS 110/10 kV Prishtina 3 eshte stabilizuar.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.