27 Qershor 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i fushave transformatorike, ana 35 kV në NS 110/35 kV Gjilani 1”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i fushave transformatorike, ana 35 kV në NS 110/35 kV Gjilani 1” me datë 28 Qershor 2016 (E Martë), nga ora 07:30 deri në ora 07:45, do të bëhet shkyçja e Nënstacionit në fjalë.

Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë gjatë realizimit të punimeve rehabilituese të fushës 35 kV të transformatorit T1.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 20 MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.