24 Qershor 2016 - KOSTT e interesuar për ngritjen e nivelit të efiçiencës së energjisë në objektet e veta

Në kuadër të angazhimeve që KOSTT sh.a është duke i realizuar për të ngritur nivelin e efiçiencës së energjisë në objektet/nënstacionet e veta përmes sigurimit të një granti i cili është në fazën e negocimit me donatorë, një delegacion i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KOSTT dhe menaxhmenti në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Mustafë Hasani, ka qëndruar për vizitë në Mynhen/Gjermani.

Në kuadër të vizitës, delegacioni i KOSTT mori pjesë në panairin Intersolar Europe 2016, ku prezantohen zhvillimet më të fundit në fushën e energjisë solare dhe të konzervimit të energjisë.
Në suaza të vizitës janë realizuar takime me kompani të ndryshme prodhuese dhe implementuese të fushës së energjisë solare.
KOSTT është e përkushtuar në ngritjen e nivelit të efiçiencës së energjisë në objektet e veta me qëllim të realizimit të kursimeve të ndjeshme në këtë drejtim, uljen e konsumit të energjisë elektrike për nevoja të veta si dhe mbrojtjen e mjedisit.

IMG 0117

IMG 0125