20 Qershor 2016 - Nënshkruhen kontratat për Projektin “Zhvillimi i Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike të Kosovës”, bashkëfinancuar me BERZH

Sot më 20 Qershor 2016, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, z.Mustafë Hasani nënshkroi kontratat për implementimin e disa projekteve të bashkëfinancuara me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Zhvillimin e Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike të Republikës së Kosovës.

KOSTT-Berzh1
KOSTT-Berzh
Projektet për Zhvillimin e Sistemit Transmetues përbëhen nga tri LOT-e:

LOT 1-Nënstacionet GIS: parasheh ndërtimin e tre nënstacioneve të tensionit të lartë 110 kV dhe 220 kV: NS 110/10(20) kV – Prishtina 6, NS 110/10(20) kV – Mitrovica 2, NS 220/10(20) kV – Drenasi 2, zgjerimin e NS Prishtina 4 me dy fusha kabllovike 110 kV si dhe rindërtimin e NS 110/35/10 kV – Theranda., që do të implementohen nga konzorciumi ABB Itali dhe ABB Kroaci;

LOT2-Transformatorët Energjetik: parasheh furnizimin dhe instalimin e gjashtë transformatorëve energjetik, 2x40 MVA në NS Prishtina 6, 2x40 MVA në NS Drenasi 2, 2x40 MVA në NS Mitrovica 2, që do të implementohet nga konzorciumi Hyundai Heavy Industries Co. (Bullgari) dhe Balkan Petrol Energy (Kosovë);

LOT 3-Largpërçuesit dhe kabllot transmetuese: parasheh ndërtimin e 19 km largpërçues të tensionit të lartë 110 kV dhe sistemin e kabllove nëntokësore 110 kV për furnizimin e nënstacioneve të lartshënuara, përfshirë edhe largpërçuesin e ri110 kV (rreth 16.5 km), drejtimi NS Rahovec – NS Therandë si dhe ndërtimin e 3.4 km largpërçues të tensionit të lartë 220 kV, që do të implementohet nga Romelectro (Rumani).

Në kuadër të këtij investimi gjithashtu përfshihet edhe kontrata për Shërbime Konsulente për mbikëqyrjen e punëve implementuese, e cila do të implementohet nga AF-Consult (Zvicër/Maqedoni) si dhe kontrata për Ngritje të Kapaciteteve, që do të implementohet nga Elia (Belgjikë).

Investimi në implementimin e këtyre projekteve mundësohet përmes kredisë komerciale afatgjate, që KOSTT sh.a e ka siguruar nga BERZH në vlerë prej € 30 milion, € 4.5 milion nga buxheti i KOSTT për investime kapitale si dhe granti nga BERZH në vlerë prej € 2 milion.

Këto projekte të përkrahjes së konsumit, do të ndikojnë në ngritjen e furnizimit me stabil dhe më cilësor të konsumatorëve me energji elektrike në Rajonin e Prishtinës, Drenasit dhe Mitrovicës.. Për më tepër, KOSTT do të përmbushë një nga kriteret kyçe të sigurisë së rrjetit transmetues,  për anëtarësimin në Asociacionin e Operatorëve Evropian të Energjisë Elektrike (ENTSO-E), i cili promovon integrimin e tregut dhe transparencën në transmetimin e energjisë elektrike.
Me rastin e nënshkrimit të kontratave, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani duke e falënderuar BERZH-in, ndër të tjera theksoi ”Unë besoj që ky partneritet që e kemi ndërtuar me BERZH do të forcohet edhe më tutje dhe do të dëshmojë përkushtimin tonë për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë”, kurse znj. Elena Petrovska, Udhëheqëse e Zyrës së BERZH-it në Kosovë ndër të tjera theksoi se “është e kënaqur me përfundimin e suksesshëm të kësaj faze dhe uroi implementim të suksesshëm të projektit, inevstim i cili njëherit përbën kredinë e parë të BERZH pa garancion shtetëror për një ndërmarrje publike në Kosovë”   

Nga momenti i fillimit të punimeve, implementimi i projekteve parashihet që të përfundojë në afat prej 24 muajsh.

Save

Save

Save

Save

Save

Save

Save

Save

Save

Save

Save

Save

Save