14 Qershor 2016 - Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin e tensionit të lartë LP 1139/1 dhe LP 1139/2

Me datë 15 Qershor 2016 (E Mërkurë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të realizuar ndërrimin e izolatorëve të përçuesve, nga ora 06:00 deri në 10:00 do të shkyqet largpërçuesi 110 kV LP nr. 1139/1 që lidhë NS 110/10 kV Prishtina 3 me NS 220/110/10 kV Kosova A si dhe largpërçuesi LP nr. 1139/2 që lidhë NS 110/10 Prishtina 3 me NS 110/10 kV Prishtina 2.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga Nënstacioni 110/10 kV Prishtina 3 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Parashihet 15 MWh/h).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët