3 Qershor 2016 - KOSTT nënshkruan marrëveshje me KEDS për shfrytëzimin e pronave me qëllim të implementimit të projekteve të transmisionit

Sot me 3 qershor 2016 në Prishtinë, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS z.George Karagutoff, nënshkruan marrëveshjen për shfrytëzimin e lokacioneve ekzistuese të nënstacioneve të KEDS për ndërtimin e aseteve të reja të transmisionit (stabilimentet GIS dhe transformatoret energjetik 2x40 MVA me infrastrukturen tjetër përcjellëse), për projektet e KOSTT të bashkëfinancuara me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): NS 220/10(20) kV- Drenasi 2, NS 110/10(20) kV -Prishtina 6, NS 110/10(20) kV - Mitrovica 2 dhe NS 110/10(20) kV-Fushë Kosova.

Ky është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm drejt nënshkrimit të Marrëveshjeve për Kyçje në Rrjetin Transmetues në mes të KEDS dhe KOSTT për objektet e lartpërmendura, si dhe fillimit të realizimit të këtyre projekteve të KOSTT që kanë për qëllim furnizimin më cilësor të konsumatorëve me energji elektrike në këto qytete.

KOSTT nenshkruan marreveshje me KEDS per shfrytezimi te pronave