3 Qershor 2016 - Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin 110/10(20) kV Klina

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 05 Qershor 2016 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në 09:00, do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10(20) kV Klina, për të mundësuar intervenimin e nevojshëm për sanimin e prishjes së ndërprerësit në anën 110 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Parashihet 8MW).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.