3 Qershor 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i stabilimentve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizreni 3”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizreni 3” me datë 05 Qershor 2016 (E Dielë) nga ora 07:00 deri në ora 09:00 si dhe nga ora 12:00 deri në orën 14:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 2 (dy) të zbarrave 10 kV. Gjithashtu nga ora 14:15 deri në orën 14:30, do të bëhet shkyçja e seksionit 1 (një) të zbarrave 10 kV në NS 110/10 kV Prizreni 3, për të mundësuar ndërrimin e ndërprerësave 10 kV të transformatorëve energjetik T1 dhe T2 në nënstacionin në fjalë.

Gjatë këtyre intervaleve kohore, qytetarët/institucionet, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 10 MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.