2 Qershor 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2” me datë 03 Maj 2016 (E Premte), nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 2 (dy) të zbarrave 10 kV në fushën e Transformatorit T2, në NS 110/10 kV Gjakova 2.

Gjithashtu me datë 04 Maj 2016 (E Shtunë), nga ora 10:00 deri në ora 10:15, do të bëhet shkyçja e seksionit 1 (një) të zbarrave 10 kV në NS 110/10 kV Gjakova 2, për ta kaluar ngarkesën në Transformatorin energjetik T2 gjatë rehabilitimit të tij.
Gjatë kohës lartëcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 10 MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.