2 Qershor 2016 - Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin 110/10 kV Prizren 3

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 03 Qershor 2016 (E Premte) nga ora 10:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyqja e Transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prizren 3, për të mundësuar intervenimin e nevojshëm për sanimin e rrjedhjes së vajit.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Parashihet 2 MW).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.