26 Maj 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 28 Maj 2016 (E Shtunë), nga ora 06:00 deri në ora 10:00 si dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:00, gjithashtu me datë 29 Maj 2016 (E Diel), nga ora 06:00 deri në ora 10:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja totale e NS 110/10(20)kV Berivojcë.

Shkyqja bëhet për të mundësuar montimin e kabllit optik në linjën 1140/2 Berivojcë, deri tek kufiri.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarëvë/institucionet, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 8 MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.