25 Maj - Punime në kuadër të Projektit “Furnizimi dhe instalimi i Transformatorit energjetik T3 në NS 110/10kV Prishtina 2”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe instalimi i Transformatorit energjetik T3, 40 MVA, në NS 110/10kV Prishtina 2” me datë 27 Maj 2016 (E Premte), nga ora 06:00 deri në ora 09:00, do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T1, në NS 110/10 kV Prishtina 2.
Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë gjatë punimeve në kthinën 10kV të këtij transformatori.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet një pjesë e qytetarëve/institucioneve, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 10 MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.