25 Maj 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i stabilimentve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2” me datë 26 Maj 2016 (E Enjte), nga ora 10:00 deri në ora 11:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 2 (dy) të zbarrave 10 kV në fushën e Transformatorit T2, në NS 110/10 kV Gjakova 2, për të mundësuar rehabilitimin e tij.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet një pjesë e qytetarëve/institucioneve, që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 10 MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.