24 Maj 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 25 dhe 26 Maj 2016 nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Koretin (fshatrat Blato dhe Domorovc), Komuna e Kamenicës. (parashikohet 1 MWh/h)

Shkyqja bëhet për të mundësuar montimin e kabllit optik në linjën 110 kV që lidhë NS 110/10(20) kV Berivojca me NS 110 kV Bujanovc, deri tek kufiri.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.