20 Maj 2016 - Punime në kuadër të Projektit për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS, me datë 21 Maj 2016 (E Shtunë) nga ora 06:00 deri në ora 09:00 si dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00, do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T1, në NS 110/10(20) kV Burimi. Gjthashtu me datë 22 Maj 2016 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në ora 09:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00, do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T1, në NS 110/10(20) kV Kline.

Shkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë gjatë testimit dhe integrimit në sistemin SCADA/EMS të mbrojtjes rele të këtyre transformatorëve.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto Nënstacione do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 8 MW)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.