19 Maj 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i stabilimentve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2 dhe NS 110/10 kV Prizreni 3”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Gjakova 2 dhe NS 110/10 kV Prizreni 3” me datë 20 Maj 2016 (E Premte) nga ora 09:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 16:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 1 (një) të zbarrave 10 kV në fushën e Transformatorit T1, në NS 110/10 kV Gjakova 2, për të mundësuar rehabilitimin e kthinës 10 kV. (parashikohet 10 MW)

Gjthashtu me datë 20 Maj 2016 (E Premte) nga ora 10:00 deri në ora 11:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 2 (dy) të zbarrave 10kV në fushën e Transformatorit T2, në NS 110/10 kV Prizreni 3, për të mundësuar rehabilitimin e kthinës 10 kV. (parashikohet 10 MW)
Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet, që furnizohen nga këto zbarra do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.