13 Maj 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i stabilimentve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizreni 3- LOT 2”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizreni 3- LOT 2” me datë 15 Maj 2016 (E Dielë) nga ora 07:00 deri në ora 09:00 si dhe nga ora 12:00 deri në orën 15:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 1 (një) të zbarrave 10 kV në NS 110/10 kV Prizreni 3, për të mundësuar rehabilitimin e kthinës 10 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet, që furnizohen nga kjo zbarrë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashihet 8 MWh/h)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.