13 Maj 2016 - Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin LP nr. 1139/1 dhe LP nr. 1139/2

Me datën 15 Maj 2016 (e Dielë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 06:00 deri në 08:00, do të bëhet shkyçja e largpërçuesit LP nr. 1139/1 që lidhë NS 110/10 kV Prishtina 3 me NS 220/110/10 kV Kosova A si dhe largpërçuesi LP nr. 1139/2 që lidhë NS 110/10 Prishtina 3 me NS 110/10 kV Prishtina 2.

Shkyçja e largpërçuesve është e domosdoshme për të mundësuar ndrrimin e izolatorëve të dëmtuar në pjesën e linjës së dyfishtë.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky largpërçues do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 12MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.