6 Maj 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 08 Maj 2016 (E Dielë) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10kV SS Llausha (Shtyllat 89-90) si dhe linja 10kV Letanci (Shtyllat 89-90). (parashikohet 2 MWh/h).

Me datë 09 Maj 2016 (E Hënë) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjës 0.4 kV Llausha 3- Oract (Shtyllat 94-95). (parashikohet 2 MWh/h)
Gjithashtu, me datë 11 dhe 12 Maj 2016 (E Mërkurë dhe Enjte) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjës 0.4 kV Dumnica e Epërme (Shtyllat 96-97 dhe 97-98). (parashikohet 2 MWh/h)
Shkyqjet bëhen për të mundësuar montimin e kabllit optik në linjën 400 kV që lidhë NS Kosova B me NS Nish deri tek kufiri.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.