4 Maj 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 05 Maj 2016 (E Enjte) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e e linjës 0.4 kV Obranqa 3- Letanci (Shtyllat 70-71). (parashikohet 2 MWh/h).

Gjithashtu, me datë 06 Maj 2016 (E Premte) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjave 0.4 kV Peran (Shtyllat 76-77), 0.4 kV Smajlovit (Shtyllat 79-80) dhe linjës 0.4 kV Bajiqina- Sogojevët (Shtyllat 80-81). (parashikohet 2 MWh/h)
Shkyqja bëhet për të mundësuar montimin e kabllit optik në linjën 400 kV që lidhë NS Kosova B me NS Nish deri tek kufiri.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.