27 Prill 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 28 Prill 2016 (E Enjte) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjave 10 kV Mazgit – Fshatrat 2 Breznicë (shtyllat 40-41), 10 kV Breznicë – Mazgit (shtyllat 31-32) fshati Llumnicë , linjat 0.4 kV Morturet – Luzhani (shtyllat 39-40) , 0.4 kV Fshatrat 2 (shtyllat 41-42) dhe 0.4 kV Breznicë (shtyllat 41-42). (parashikohet 5MWh/h)

Shkyqja bëhet për të mundësuar montimin e kabllit optik në linjën 400 kV që lidhë NS Kosova B me NS Nish deri tek kufiri.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.