24 Prill 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 26 Prill 2016 (E Martë) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjave 10 kV Mazgit – Breznicë (shtyllat 26-27), Mazgit – Breznicë (Llumnicë shtyllat 31-32) dhe Prishtina 5 – Rezervoaret (shtyllat 22-23). (parashikohet 3MW/h)

Shkyqja bëhet për të mundësuar montimin e kabllit optik në linjën 400 kV që lidhë NS Kosova B me NS Nish deri tek kufiri.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.