22 Prill 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 23 Prill 2016 (E Shtunë) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjes 35 kV kV Bivolak, linjave 10 kV Plemetin, Stovcalit, Lum i Madh dhe Babimovc (parashikohet 5 MWh/h). Shkyqja bëhet për të mundësuar montimin e kabllit optik në linjën 400 kV që lidhë NS Kosova B me NS Nish deri tek kufiri.

Gjithashtu, me datë 24 Prill 2016 (E Dielë) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjave 10 kV Llazarevë , Llazarevë – Mazgit dhe Prishtina 5 – rezervoaret. (parashihet 3 MWh/h)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.