21 Prill 2016 - Delegacioni i KOSTT në krye me Kryetaren e Bordit të Drejtorëve merr pjesë në Forumin e Vjenës për Energji

Nën organizimin e përbashkët të Sekretariatit të Komunitetit për Energji dhe Florence School of Regulation, u mbajt Forumi i Vjenës për Energji i cili mblodhi mbi 100 ekspertë nga kompanitë energjetike, rregullatorët e energjisë, qeveritë, akademia dhe institucione të tjera të fushës nga vende të ndryshme të Evropës.
Në këtë Forum dy ditor i cili u mbajt me 14 dhe 15 prill 2016, mori pjesë edhe një delegacion nga KOSTT i kryesuar nga Kryetarja e Bordit të Drejtorëve znj.Drita Konxheli.
Qëllimi i Forumit të Energjisë ishte diskutimi rreth çështjeve aktuale të sektorit të energjisë sidomos në vendet e Evropës Juglindore me theks në çështjet ligjore që ndërlidhen me politikën e BE-së për energji, si dhe integrimi në tregun e brendshëm të energjisë të Bashkimit Evropian.

 

drita konxheli