12 Prill 2016 - U prezantua Raporti i Vleresimit të Ndikimit në Mjedis për projektin e Linjës së dyfishtë 110kV që lidhë NS 400/110kV Peja 3 me NS 110/35/10 kV Peja 1

Me 12 Prill 2016 nën organizimin e përbashkët të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës KOSTT sh.a, u mbajt Debat Publik ku u prezantua Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për projektin e Linjes së dyfishtë 110 kV që lidhë NS 400/110kV Peja 3 me NS 110/35/10 kV Peja 1.

Raporti i VNM-së ka për qëllim identifikimin dhe parashikimin e ndikimeve të mundshme mjedisore, sociale dhe ekonomike si dhe ofron rekomandime në lidhje me implementimin e projektit nga ky aspekt. Sipas analizave të realizuara në kuadër të raportit për VNM, implementimi i projektit të linjës së dyfishtë 110 kV që lidhë NS 400/110kV Peja 3 me NS 110/35/10 kV Peja 1 është paraparë të bëhet me rregulla të pranueshme dhe në distanca të pranueshme nga shtëpitë dhe rruga. Raporti gjithashtu arsyeton planet për vendosjen e kabllove nëntokësore për një gjatësi prej afro 1.6 km në afërsi të Nënstacionit Peja 1, me qëllim të mënjanimit të ndikimit të madh social dhe mjedisor momental që ka linja ekzistuese.
Gjatë këtij debati ekspertet e fushës së energjetikës të KOSTT sh.a, folën para të pranishmëve mbi rëndësinë që ka realizimi i këtij projekti për sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Pejës dhe Istogut.

Ndërtimi i linjës së dyfishtë 110 kV që lidhë NS 400/110kV Peja 3 me NS 110/35/10 kV Peja 1 është pjesë e projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit - Programet sektoriale IV dhe V”. Projekti planifikohet të filloj në fillim të muajit Qershor dhe kohëzgjatja e planifikuar e projektit është 24 muaj.

PEJA