14 Prill 2016 - Punime në Nënstacionin 110/35/10 kV Viti

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e Trasnformatorit T2 në NS 110/35/10 kV Vitia, me datë 16 Prill 2016 (E Shtunë) nga ora 09:00 deri në ora 12:00, do të bëhet shkyçja totale e nënstacionit në fjalë. Shyçja bëhet për të mundësuar montimin e zbarrave nga izolatorët depërtues deri tek transformatorët rrymor.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashihet 17 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.