7 Prill 2016 - Punime në kuadër të projektit: Përmirësimi i rrjetit transmetues-Rehabilitimi i Nënstacionit 110/35/10 kv Peja 1 me GIS

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i rrjetit transmetues-Rehabilitimi i Nënstacionit 110/35/10kV Peja 1 me GIS (Gas Insulated Switchgear)”, me datë 09 Prill 2016 (E Shtunë) nga ora 09:00 deri në ora 11:00, do të bëhet shkyçja totale e nënstacionit në fjalë. Shyçja bëhet për të mundësuar punimet përgaditore për rehabilitimin komplet të NS 110/35/10 kV Peja 1.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashihet 17 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.