N J O F T I M - Debat Publik (Pejë)- Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis lidhur me projektin për largpërçuesit e dyfishtë 110kV NS Peja 3 - NS Peja 1

N J O F T I M


Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a. - Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, organizojnë:


DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis lidhur me projektin për largpërçuesit e dyfishtë 110kV NS Peja 3 - NS Peja 1.

Njoftohen qytetarët e interesuar që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Pejës përkatësisht në zonat kadastrale Ozrim, Vitomiricë, Treboviq, Pejë, se me datën 12.04.2016 në ora 13:15, në sallën e rezervuar të Kuvendit Komunal Pejë, do të organizohet Debat Publik nga Kompania KOSTT sh.a. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Debati publik do të organizohet lidhur me Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis lidhur me projektin për largpërçuesit e dyfishtë 110kV NS Peja 3- NS Peja 1.

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.