9 Mars 2016 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Hasani priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë z.Miljan Majhen

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani priti sot në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë z.Miljan Majhen i shoqëruar nga përfaqësuesi i kompanisë sllovene Iskratel.
Gjatë këtij takimi, z.Hasani, e njoftoi Ambasadorin Majhen me zhvillimet aktuale në KOSTT si dhe potencoi interesimin për të vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm me kompaninë homologe të Slovenisë-ELES. Në anën e tij, Ambasadori Majhen duke vlerësuar lart raportet e mira politike dhe ekonomike që janë ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme në mes të dy vendeve, shprehu kënaqësinë që shumë kompani sllovene tashmë sa vite operojnë me sukses në Kosovë. Z.Hasani gjithashtu njoftoi Ambasadorin Majhen që shumë kompani me renome kanë implementuar projekte të ndryshme në KOSTT, prandaj edhe kompanitë sllovene janë të mirëseardhura që të konkurojnë për të implementuar projekte në kompaninë që ai drejton.

Me këtë rast Ambasadori Majhen vizitoi edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT, e cila është një nga Qendrat më të avancuara në rajon.
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Hasani e falënderoi Ambasadorin Majhen për vizitën e tij të parë që e realizoi sot në KOSTT si një ndër kompanitë më të rëndësishme publike në Kosovë.

Takimi Mustaf Hasani KShE me Ambasadorin Sloven