04 Shkurt 2016 - Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Theranda

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 06 Shkurt
2016 (E Shtunë) nga ora 11:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T1 në
Nënstacionin 110/35/10(20) kV Theranda.
Shkyçja e Transformatori bëhet për të mundësuar intervenimin e nevojshëm emergjent për të parandaluar ndonjë havari të mëtejme.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike prej 8 MWh/h.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.