04 Shkurt 2016 - Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin 110/35/10 kV Peja 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 07 Shkurt 2016 (E Diele) nga ora 11:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyqja totale e Nënstacionit 110/35/10 kV Peja 1, për të mundësuar intervenimin e nevojshëm emergjent për të parandaluar ndonjë havari gjatë operimit në vazhdim. Intervenimi emergjent do të bëhet në stabilimentet energjetike në anën 110 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike prej 20 MWh/h.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.