28 Janar 2016 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Hasani priti në takim zv.Ambasadoren e RF të Gjermanisë znj.Gehlsen

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani ka pritur sot në takim zv.Ambasadoren e RF të Gjermanisë znj.Christina Gehlsen e shoqëruar nga Sekretarja e Parë e Ambasadës Gjermane znj.Henriette Koetter. Me këtë rast, z.Mustafa ka falënderuar znj.Gehlsen për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë KOSTT nga Republika Federale e Gjermanisë si dhe është shprehur i bindur që ky bashkëpunim i frytshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafa njoftoi zv.Ambasadoren Gehlsen me zhvillimet aktuale dhe sfidat në implementimin e Marrëveshjes për Kyçje me ENTSO-E, si dhe implikimet që

ka në zhvillimin e sektorit të energjisë si dhe në hapjen dhe liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Po ashtu, përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane u njoftuan në lidhje me kapacitetet e Rrjetit Transmetues për të mundësuar kyçjen e kapaciteteve të reja gjeneruese duke përfshirë burimet e renovueshme të energjisë elektrike.

Në anën e saj, zv.Ambasadorja Gehlsen ka shprehur interesimin e Qeverisë Gjermane për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes së sektorit rajonal të energjisë si një nga shtyllat zhvillimore ekonomike, me fokus të veçantë mbështetjen e zhvillimit të Rrjetit Transmetues të energjisë elektrike.  

IMG 5400