27 Janar 2016 - Intervenim i domosdoshëm në transformatorin T2 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datë 27 Janar 2016 (E Mërkurë) nga ora 11:00 deri në 14:00 do të bëhet ç’kyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1, për të mundësuar intervenimin e nevojshëm për rregullimin e rregullatorit të tensionit në transformator.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike prej 10 MWh/h.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.