22 Janar 2016 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Hasani priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane dhe USAID

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtarin e lartë për ekonomi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Tod Christiansen si dhe përfaqësuesit e Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) z. Scott Cameron, drejtor i zyrës për rritje ekonomike dhe z.Arben Nagavci specialist për menaxhim të projekteve.

Në takim u diskutua për përkrahjen në sektorin e energjisë në Kosovë, respektivisht rreth progresit të projektit të USAID (RePower) në sektorin e enegjisë ku përfshihet edhe KOSTT. Përmes konsulencës Repower është duke u realizuar studimi mbi “Benefitet e tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri”, mundësitë që Kosova(KOSTT) të jenë pjesë e berzës së energjisë (Power Exhange) që është duke u krijuar në Shqipëri, si dhe mundësinë e ofrimit të praktikës gjashtë mujore në KOSTT për studentët e lëmive përkatëse me interes për KOSTT-in..
z.Hasani njoftoi gjithashtu delegacionin amerikan me gjendjen aktuale të Rrjetit Transmetues të Kosovës si dhe mundësit dhe sfidat për të akomoduar kyçjen e kapaciteteve të reja gjeneruese në Sistem. Gjithashtu, eshte diskutuar per sfidat me të cilat po përballet KOSTT në implementimin e Marrëveshjes për Kyçje me organizatën e Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike (ENTSO-E).
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani, me këtë rast shprehu falënderimin e tij për përkrahjen e Qeverisë Amerikane për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të energjisë në Kosovë. Në anën tjetër, delegacioni amerikan e cilësoi të rëndësishëm bashkëpunimin me KOSTT si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahjen e mëtutjeshme të KOSTT si pjesë e sektorit të energjisë elektrike në Kosovë.

IMG 5365