21 Janar 2016 - Shkaktohet prishje në fushën e transformatorit T2 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Sot në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e prishjes së paraqitur në qarqet komanduese të fushës transformatorike T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1, nga ora 05:05 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike. Si pasojë e kësaj rënie nga ora 05:00 deri në 07:00 ka pasur redukime 3MW për orë, ndërsa nga ora 07:00 vazhdon redukimi prej 14 MW për orë.    

Sipas Qendrës Nacionale Dispeçerike problemet e para janë paraqitur në ora 3:18 pas mesnate, kur kanë dalë nga puna transformatorët T1 dhe T2 dhe pas disa tentimeve për ti rikthyer në punë, përfundimisht në ora 5:05 transformatori T1 është energjizuar ndërsa transformatori T2 mbetet jashtë punës deri në sanimin e prishjes.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht për eliminimin e defektit të paraqitur në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Ferizajit që janë prekur nga kjo prishje.

Aktualisht  në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1 janë në punë tranformatorët T1 dhe T3, derisa transformatori T2 pritet të kthehet në punë rreth orës 12:00.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.