18 Janar 2016 - Punime në transformatorin T1 në NS 110/10(20) kV Berivojcë

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 19 Janar 2016, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/10(20) kV Berivojcë, për të mundësuar ndërrimin e mbrojtjes rele të Transformatorit.
Qytetarët/institucionet, që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike 15 minuta, nga ora 12:00-12:15 me rastin e bartjes së ngarkesës në transformatorin T2 nga transformatori T1. (parashihet 6MW)

Me implementimin e këtij projekti do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Transmetues dhe gjithashtu do të ketë ndikim në optimizimin e procesit të mirëmbajtjes së Sistemit Transmetues të Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët të cilët do të afektohen nga punimet e planifikuara, të cilat realizohen me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.