13 Janar 2016 - Instalohet transformatori energjetik TR2 në NS 110/10(20) kV Berivojcë

KOSTT sh.a njofton qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për instalimin e Transformatorit energjetik TR2 në Nënstacionin 110/10 (20) kV Berivojcë, me datë 15 Janar 2016 nga ora 11:00 deri në ora 16:00 do të bëhet shkyçja totale e Nënstacionit në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, institucionet/qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 10 MW).

Projekti për instalimin e transformatorit të dytë me fuqi 31.5 MVA (mega volt amper) në NS Berivojcë është pjesë e Planit Zhvillimor dhe Investiv të Operatorit të Sistemit, Transmisonit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.

Me implementimin e këtij projekti do të ngriten kapacitetet transformuese, rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Transmetues dhe gjithashtu do të ketë ndikim në optimizimin e procesit të mirëmbajtjes së Sistemit Transmetues të Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët të cilët do të afektohen nga punimet e planifikuara, të cilat realizohen me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.